Lajme
Ambasadori rus në Beograd: Problemi i Kosovës s’do të zgjidhet nesër, por në kushte të reja gjeopolitike
Demokracia
09:35 | 13 Shtator 2023

Share:

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko ka deklaruaar se “problemi i Kosovës mund të zgjidhet dhe do të ndodhë – jo nesër, por për një kohë, por me kthimin e çështjes në kuadër të Rezolutës 1244 dhe duke marrë parasysh interesat e Beogradit”.

Siç deklaroi ai për mediat ruse, kjo do të ndodhë në kushte të reja gjeopolitike.

I dërguari i Moskës në Beograd theksoi mes tjerash se Perëndimit i duhet një siç e quajti “zgjidhje imituese” për Kosovën dhe shtoi se “asgjë e re nuk po propozohet” dhe, sipas tij, “nuk mund të propozohet”, transmeton Klankosova.tv.

Kjo deklaratë e tij vjen një ditë para takimit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut mes dyja vendeve.

Të ngjashme