Lajme
Ambasadori izraelit në OKB nxjerr pankartën me numrin e liderit të Hamasit: Nëse doni armëpushim, telefononi atij
Demokracia
16:26 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan ka mbajtur një pankartë me numrin e celularit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar gjatë takimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë që po fliste Erdan po mbante në dorë një pankartë me numrin e celularit të Sinwar, duke u thënë të pranishmëve që ta kontaktonin dhe të diskutonin për armëpushimin.

“Telefononi dhe pyeteni Yahya Sinwar. I thoni Hamasit të ulë armët, të dorëzohen dhe të lirojnë pengjet. Kjo do të sjellë armëpushimin e plotë që do të zgjasë përgjithmonë”, tha Erdan.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për armëpushim në Gazë me 153 vota pro, disa orë pasi që presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Izraelin se po humb mbështetjen.

Të ngjashme