Lajme
Ambasadori italian shprehet i gatshëm ta ndihmojë Kosovën me vaksina
Demokracia
11:48 | 29 Mars 2021

Share:

Italia shprehet e gatshme ta mbështesë Kosovën për sigurimin e vaksinave.

Pas arritjes së vaksinave në Kosovë në mrëmjen e së dielës, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando tha se duhet të bëhet më shumë.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter tha se Italia dhe TeamEurope janë mbështetësit kryesorë financiarë të përpjekjes për furnizimin me vaksina, në të gjithë botën dhe do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet vendore derisa të gjithë të jenë të sigurtë.

“Mbrëmë, grupi i parë simbolik i vaksinave kundër COVID19 nga Covax mbërriti në Kosovë. Duhet bërë shumë më shumë dhe do të bëhet. Italia dhe TeamEurope janë ndër mbështetësit kryesorë financiarë të kësaj përpjekjeje në të gjithë botën dhe do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet vendore derisa të gjithë të jenë të sigurt”, ka shkruar Orlando.

 

Të ngjashme