Lajme
Ambasadori italian në Kosovë: Një ditë e bukur për të dalë për të votuar
Demokracia
10:36 | 14 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Që nga ora 07:00 ka filluar votimi i qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për këtë ambasadori i Italisë në Kosovës, Nicola Orlando thotë se është një ditë e bukur për të dalë dhe për të ushtruar të drejtën e votës.

Ai ka bërë thirrje që gjatë votimit të respektohen masat antiCOVID-19.

“Mirëmëngjesi Kosovë! Është një ditë e bukur për të dalë dhe votuar! ? Veproni në mënyrë të sigurt për të mbrojtur më të ekspozuarit: vendoseni maskën dhe mbani distancën. ? #Kosovavoton2021”, ka shkruar ambasadori Orlando. /Demokracia.com/

Të ngjashme