Lajme
Ambasadori italian: Mezi po presim që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi
Demokracia
13:01 | 03 Mars 2021

Share:

Ambasadori italian në Prishtinë, Nicola Orlando pas vizitës së emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se takimet e tij me liderë politikë në vend ishin shumë konstruktive.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ambasadori italian ka shkruar se pret që të formohen sa më shpejtë institucionet e Kosovës dhe të rifillojë dialogu me Serbinë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Demokracia.com

“Jam i lumtur që pashë se @MiroslavLajcak kishte takime shumë konstruktive në Kosovë. Në pritje të rinisjes së shpejtë të dialogut të lehtësuar nga #BE-ja me mbështetjen e # SH.B.A. sa më shpejt që të formohen institucionet.”, ka shkruar Orlando.

Kujtojë se Lajçak për tre ditë radhazi ka qëndruar në Kosovë, ka ka diskutuar për rifillimin e dialogut me Serbinë./Demokracia.com/

Të ngjashme