Intervista
Ambasadori Italian flet për draftin e Asociacionit: Ta thotë Gjykata Kushtetuese a ka rreziqe
Demokracia
09:07 | 14 Qershor 2024

Share:

Ambasadori dhe diplomati italian, Antonello De Riu ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet që t’i zgjidhin problemet përmes dialogut.

Ai tha se duhet të ecin përpara me draftin e propozuar nga BE-ja, pasi sipas tij ka muaj që nuk ka ndonjë përparim.

Tutje, De Riu tha se pas kësaj duhet që ta shohin se çfarë thotë Gjykata Kushtetuese a ka rreziqe për vendin nëse dorëzohet ky draft.

“Për ne dialogu mbetet thelbësor për të arritur në një normalizim dhe kjo mund të bëhet vetëm brenda kornizës së Bashkimit Evropian. Kosova dhe Serbia aspirojnë që të bëhen pjesë e BE-së dhe për këtë është e nevojshme që t’i zgjidhin problemet në mes tyre. Sot për sot ekziston vetëm një dokument që është ai i laboruar nga ekspertë evropian dhe i dorëzuar në duart e të dyja palëve, si presidentit Vuçiq ashtu edhe kryeministrit, Kurti në tetor të viti të kaluar. Nuk ka drafte të tjera në qarkullim…ajo që ne kërkojmë me meqenëse ka kaluar shumë kohë dhe dialogu nuk e regjistron asnjë progres, pra është e rëndësishme që të shkojmë përpara më këtë draft atëherë të shohim ta thotë Gjykata Kushtetuese a ka rreziqe për vendin nëse dorëzohet ky draft”, ka thënë ai në Tëvë1.

Të ngjashme