Lajme
Ambasadori i Suedisë në Kosovë: Është më vështirë të tërheqësh kompanitë suedeze kur ka kaq pasiguri
Demokracia
22:37 | 17 Korrik 2023

Share:

Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë, ka folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe investimet e huaja direkte.

Në Kanal 10, ai tha se përmes odës ekonomike nordike, synon të sjellë më shumë investime nga Suedia në Kosovë.

Tutje, ai tha se është më vështirë të tërheqësh kompanitë suedeze të investojnë në Kosovë kur ka pasiguri.

“Ka interesim, por duhet të fokusohemi në krijimin e një ambienti të mirë biznesi e jo në politikë. Është shumë më vështirë të tërheqësh kompanitë suedezë që të vijnë në Kosovë, kur ka kaq pasiguri”,  tha ai.

Të ngjashme