Sport
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë uron garuesit e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore
Demokracia
14:58 | 04 Shkurt 2022

Share:

Kosova sot ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahen në Kinë.

Me këtë rast Ambasadori i Shteteve të Bashkuar në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka uruar fat dhe sukses ekipit olimpik të Kosovës.

Në një shkrim në Twitter gjatë ceremonisë hapëse të lojërave, Hovenier shkroi:

“I uroj ekipit të Kosovës – dyshes dinamike Kiana Kryeziu, gruas së parë që e përfaqëson Kosovën në Lojtarët Olimpike Dimërore dhe Albin Tahirit, garuesit të parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore – shumë fat dhe sukses në garë për medalje të artë”. /Demokracia.com

Të ngjashme