Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, është parë në Maqedoni të Veriut, aty ku po mbahet samiti i Ballkanit të Hapur.
Sot është dita e parë e këtij samiti, ku ashtu siç është konfirmuar edhe më parë, Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen.
E në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Ai përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ambasadorin e SHBA-së, Christofer Hill.
“Në margjinat e OpenBalkan, bisedë e këndshme me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin Christopher Hill. Të gjithë partnerët tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu”, ka shkruar mes tjerash Abazoviq.
Na marginama #OpenBalkan prijatan razgovor sa @ediramaal, premijerom ?? i @usambserbia ??.
Svi naši najvažniji spoljnopolitički partneri su tu. ??❤??
Zapadnom Balkanu je mjesto u #EU??. #MNE?? kao lider u integracijama je spremna da bude pozitivan primjer u tom procesu. pic.twitter.com/UUAmSxeUlZ
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 7, 2022