Lajme
Ambasadori i Serbisë në Portugali dyshohet se ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga shkëmbi
Demokracia
17:59 | 18 Shkurt 2022

Share:

Ambasadori i Serbisë në Portugali, Oliver Antiq, ka ndërruar jetë sot aksidentalisht dhe ka dy versione për këtë ngjarje.

Mediat portugeze shkruajnë se Antiq është vetëvrarë, transmeton Demokracia.com.

Sipas gazetës “Koreo de manja”, ai është nxjerrë nga uji në gjendje të vetëdijshme, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 sipas kohës lokale në Boca de Inferno, në provincën e Cascais. Përkthyer fjalë për fjalë, vendi ku dyshohet se ka vrarë veten Antiq do të thotë “goja e ferrit”.

Vendi ku dyshohet se u vetëvra Antiq

Në vendngjarje ndodhen efektivë të policisë detare dhe zjarrfikësve.

Sipas revistës CM, ambasadori Antiq ka qenë në automjet me shoferin, të cilin e ka urdhëruar të qëndrojë pranë shkëmbit, nga i cili më pas është hedhur.

Mediat shkruajnë se është thirrur menjëherë policia detare dhe zjarrfikësja vendase dhe se Antiq ka qenë ende gjallë kur e kanë nxjerrë jashtë.

Ekziston edhe një version që Antiq i ka kërkuar shoferit të ndalojë për të bërë një foto, por ai ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një shkëmb.

Vdekjen e ambasadorit serb në Portugali e ka raportuar edhe agjencia britanike Reuters, e cila, duke iu referuar zjarrfikësve lokale, thekson se ambasadori ka vdekur pasi ka rënë nga një shkëmb në qytetin Cascais afër Lisbonës.

Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve nuk deshi të komentojë rrethanat që çuan në aksident dhe ai tha për Reuters se shërbimet e ambulancës mbërritën shpejt në vendngjarje rreth orës 13:30 me orën lokale dhe e gjetën Antiqin të gjallë, por të plagosur rëndë.

Një ambulancë u përpoq ta shpëtonte, por ai vdiq shpejt, tha zëdhënësi. /Demokracia.com/

Të ngjashme