Lajme
Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë i vendosur për forcimin e lidhjeve mes dyja vendeve
Demokracia
09:32 | 29 Prill 2025

Share:

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka marrë detyrën e tij në Prishtinë. Në një deklaratë ai u shpreh i nderuar për këtë emërim dhe theksoi përkushtimin e tij për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

“Jam i nderuar të marr detyrën si Ambasador i Italisë në Kosovë. Jam i vendosur të forcoj lidhjet ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e bashkëpunimit, përfshirë edhe përkrahjen ndaj perspektivës evropiane të Prishtinës”, u shpreh ambasador Antonini, raporton KP.

Të ngjashme