Lajme
Ambasadori i Kosovës në SHBA: Serbia po shfaq zell për të luftuar, grupi famëkeq rus Wagner bashkë me të
Demokracia
20:50 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli ka reaguar pas deklaratave nga Serbia se po shqyrtohet kthimi i 1,000 trupave serbe në Kosovë.

Dugolli, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka përmendur edhe grupin rus Wagner, që kontrollohet nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili është vendosur në Beograd ditëve të fundit.

“Zelli luftarak dhe luftënxitës i Serbisë ka ardhur përsëri në shfaqje ndërsa kërcënojnë se do t’i kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Kosovë, e të cilave iu është bashkuar edhe grupi famëkeq rus, Wagner”.

Ai ka thënë se përpjekjet për t’i portretizuar aksionet kundër krimit si të motivuara etnikisht, janë të turpshme.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024