Lajme
Ambasadori i Italisë uron Kosovën për procesin e suksesshëm zgjedhor
Demokracia
13:10 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor.

Orlando më tej thotë se presin formimin e Qeverisë në kohë e po ashtu edhe zgjedhjen e Presidentit, shkruan Demokracia.com.

“Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen Vetëvendosje!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon!”, shkruan Orlando në Twitter.

Njoftimi i Nicola Orlando:

Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon!

Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!/Demokracia.com/

Të ngjashme