Lajme
Ambasadori i Osmanit dhe Kurtit paguhet qindra mijëra euro nga firma serbe GEN, e akuzuar si pjesë e mafisë energjetike
Demokracia
11:33 | 22 Prill 2022

Share:

Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, është paguar qindra mijëra euro nga firma GEN, me bazë në Beograd. Sipas mediave sllovene që publikuan skandalin, ai ka përfituar nga GEN-i serb një shumë pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro.

Kompania serbe GEN është pjesë e rrjetit rajonal të tregtarëve të energjisë elektrike. Kjo firmë së bashku me Rudnapin në pronë të Vuk Hamoviç si dhe EFT-në pronën e Vojin Lazareviç, kanë përfituar qindra miliona euro nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e vendet tjera të rajonit, shkruan Gazeta Insajderi.

Të tri firmat kanë një të përbashkët: Damir Fazlliçin. Ai është sekseri i njohur ndërkombëtarisht që i mundëson këtyre firmave kontrata të mëdha me qeveritë e rajonit.

Të tri firmat në shumë artikuj të rrjeteve ndërkombëtare të gazetarëve janë cilësuar si pjesë e mafisë energjetike në rajonin e Ballkanit.

Të ngjashme