Lajme
Ambasadori Hovenier viziton manastirin e Graçanicës bashkë me peshkopin Teodosjev
Demokracia
15:55 | 18 Gusht 2022

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, së bashku me peshkopin Teodosje nga Rashka-Prizreni, kanë vizituar manastirin e Graçanicës.

Hovenier shkroi në Twitter se ka diskutuar me peshkopin Teodosje për respektimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore.

“Është kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosje dhe të vizitoj manastirin e Graçanicës. Ne vazhduam diskutimin tonë për faktin se çdo qytetar i Kosovës mund të gëzojë lirinë pa diskriminim. Respektimi për trashëgiminë e larmishme fetare dhe kulturore është një ideal në çdo demokraci multi-etnike”, theksoi ai.

Të ngjashme