Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në Paradën e Krenarisë që u organizua sot në Prishtinë.
Hovenier u shpreh se ndihet krenar që iu bashkua stafit të ambasadës dhe kolegëve ambasadorë në ecjen e krenarisë në kryeqytet.
“Krenar që u bashkova me stafin e Ambasadës, kolegëve të trupit diplomatik dhe më e rëndësishmja qytetarëve të Kosovës në #ecjenekrenarisë sot në Prishtinë. Ne njohim dhe festojmë fuqinë e diversitetit të Kosovës dhe kontributin e personave LGBTQI+ këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ai.