Lajme
Ambasadori gjerman pas takimit me Rakiqin reagon ashpër edhe për sulmin brutal kundër djalit të Rashiqit
Demokracia
16:01 | 23 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde, është takuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakic ku ka diskutuar ngjarjet e fundit politike.

Rohde në rrjetin e tij zyrtarë në Twitter, ka thënë se gjatë këtij takimi me Goran Rakicin, kanë diskutuar lidhur me zgjedhjet dhe ngjarjet e fundit politike. Ambasadori Rohde ka kërkuar nga të gjithë akterët që të shfaqin pjekuri politike.

“Sapo u takova me zv.kryeministrin në detyrë, Goran Rakiq, me të cilin diskutuam për zgjedhjet, ngjarjet e fundit dhe zhvillimet politike. Theksova rëndësinë që të gjithë të tregojnë pjekuri politike”, ka shkruar ai.

Ambasadori Rohde ka shkruar edhe në lidhje me incidentin në Llapnasellë, duke thënë se duhet të hetohet plotësisht, dhe të punohet drejt një të ardhmen të përbashkët për të gjithë Kosovën.

“Lidhur me incidentin e fundit në Llapnasella / Laplje Selo – e rëndësishme për zbatimin e ligjit që të hetohet plotësisht. Të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga gjuha nxitëse. Gjuha e urrejtjes është e rrezikshme. Puna së bashku drejt një të ardhme të përbashkët për të gjithë në Kosovë është thelbësore”, ka shkrua Rohde në rrjetin e tij zyrtarë në Twitter.

Të ngjashme