Lajme
Ambasadori gjerman nuk e respektoi protokollin, me xhinse e pa kravatë i shkon në takim presidentes Osmani
Demokracia
20:47 | 03 Gusht 2022

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Për shkak të masës së reciprocitetit dhe situatës së krijuar në veri të vendit, presidentja Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit të Presidencës në këtë takim u fol edhe për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Por, ajo që bie në sy ishte veshja e ambasadorit Jörn Rohde, shkruan më tutje Demokracia.com.

Ambasadori Rohde në këtë takim kishte shkuar i veshur në kundërshtim me protokollin zyrtar, i veshur xhinse dhe pa kravatë.

Nuk dihet nëse ishte ky një injorim i qëllimshëm, por ajo çka dihet është se ambasadori Rohde nuk e respektoi protokollin zyrtar për vizita apo takime zyrtare me presidenten Osmani. /Demokracia.com/

Të ngjashme