Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se presin që të gjitha institucionet e Kosovës të organizojnë zgjedhje të besueshme.
Ambasadori Rohde ka thënë se procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese, rapoton Demokracia.com
“Të gjitha palët duhet t’i respektojnë trajtimin e barabartë dhe rregullat e udhëzimet përkatëse, të cilat garantojnë zgjedhje të drejta dhe transparente. Është me rëndësi që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse të gjyqësorit të kenë mundësi ta kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Ky reagim erdhi pasi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka mbajtur një konferencë, sot, pas kërcënimeve që i janë bërë, pas publikimit të listës me kandidatët që nuk mund të çertifikohen./Demokracia.com
Kosovo elections- my take: We expect all Kosovo institutions to ensure the organisation of credible, inclusive and transparent elections conducted in accordance with international standards.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 21, 2021