Lajme
Ambasadori gjerman: Kosova e Serbia kënaqin audiencat e tyre lokale, por nuk afrohen në qëllime si BE-ja
Demokracia
14:23 | 13 Shkurt 2024

Share:

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar për Konferencën e Sigurisë së Mynihut e cila fillon këtë javë, duke thënë se tema e këtij viti, i përshtatet situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se këtë vit, Konferenca mbahet me temën: “Dinamikat humb-humb në politikat ndërkombëtare”.

“A nuk përshtatet kjo në mënyrë perfekte me atë që po shohim aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë?” – ka shkruar ai tutje.

Në fund, ambasadori Rohde ka thënë:

“Të dyja kënaqin audiencat e tyre lokale deri më tani, por nuk afrohen te qëllimet e përbashkta si BE-ja”.

Të ngjashme