Lajme
Ambasadori gjerman: Anulimi i konferencës së Trendafilovës ngre shqetësime serioze
Demokracia
11:53 | 14 Maj 2025

Share:

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me anulimin e konferencës për shtyp të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, e planifikuar për t’u mbajtur dje në Prishtinë.

Konferenca u anulua pas protestës së organizuar nga Udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila u mbajt përpara hotelit ku do të zhvillohej aktiviteti.

Protestuesit hodhën tym të zi, duke ngritur tensione dhe shqetësime për sigurinë publike. Si pasojë, Dhomat e Specializuara njoftuan se konferenca nuk do të mbahej.

“Anulimi i konferencës për shtyp pas presionit të veteranëve të UÇK-së ngre shqetësime të mëdha. Autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund të kryejë punën e saj pa pengesa“, tha Rohde.

Ai rikujtoi se Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës dhe se informimi i publikut është një pjesë thelbësore e mandatit të kësaj gjykate.

Të ngjashme