Lajme
Ambasadori Gashi telefonohet nga KQZ-ja, thotë se votimi i diasporës është i rëndësishëm
Demokracia
19:29 | 31 Janar 2021

Share:

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka bërë të ditur se është kontaktuar nga KQZ-ja.

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se është telefonuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për ta konfirmuar regjistrimin e tij për votimin me postë, shkruan Demokracia.com.

Sipas tij, pjesëmarrja në votim e qytetarëve që gjenden jashtë Kosovës është e një rëndësie të madhe për demokracinë.

Postimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:

Sapo më telefonoi KQZ-ja për ta konfirmuar regjistrimin tim për votim me postë. Desha t’i falënderoj publikisht për shërbimin profesional në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.

Pjesëmarrja në votim e qytetarëve që gjenden jashtë Kosovës është e rëndësishme për demokracinë dhe kohezionin tonë. /Demokracia.com/

 

Sapo më telefonoi KQZ-ja për ta konfirmuar regjistrimin tim për votim me postë. Desha t’i falënderoj publikisht për…

Posted by Qëndrim R. Gashi on E Diele, 31 Janar 2021

Të ngjashme