Lajme
Ambasadori francez: Zgjedhjet me këtë numër votuesish nuk sjellin zgjidhje politike
Demokracia
22:01 | 23 Prill 2023

Share:

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se zgjedhjet lokale me pak votues në Veriun e Kosovës nuk sjellin zgjidhje politike.

Ai ka shprehur keqardhje për mungesën e pjesëmarrjes së disa partive politike.

Por ka thënë se pikë pozitive ishte profesionalizmi i Policisës ë Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Po ashtu ka kërkuar që tani të zbatohet marrëveshja e Ohrit.

Gjatë zgjedhjeve lokale në komunat veriore votuan 3.47 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.

”Këto zgjedhje me kaq pak votues nuk sjellin zgjidhje politike. Na vjen keq për mungesën e pjesëmarrjes nga disa parti. Pika pozitive: profesionalizmi i policisë së Kosovës, Kfor / EULEX. Tani duhet të zbatojmë marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjashme