Lajme
Ambasadori Doli tenton të duket sikur po punon diçka, publikon në Facebook aktivitete të muajit të kaluar
Demokracia
18:47 | 26 Korrik 2022

Share:

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, dëshiron të duket sikur po punon diçka. 

Ai kishte marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Veteranëve në Mbretërinë e Holandës që njihet si “Veteranendage”, e cila u shënua më 25 qershor, shkruan Demokracia.com.

Por, për t’u dukur se po zhvillon ndonjë aktivitet, ai ka publikuar pas një muaji lajmin dhe disa fotografi nga kjo ceremoni.

“Ambasadori Doli mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Veteranëve në Mbretërinë e Holandës. Në këtë ditë, Ambasadori Doli pati rastin të takohet me përfaqësuesit e ish-pjesëtarëve holandezë të KFOR-it që kanë shërbyer në Kosovë. Ai i falënderoi ata për shërbimin dhe kontributin e tyre për paqen dhe lirinë. Mijëra pjesëtarë të KFOR-it ?? kanë shërbyer në ?? dhe shumica e tyre vazhdojnë të kenë lidhje të thella me Kosovën”, thuhet në njoftimin e publikuar sot nga Ambasada e Kosovës në Hagë.

Demokracia.com kishte raportuar lidhur me afërsinë që Doli kishte pasur edhe më herët me drejtuesit e MPJD-së.

GLPS dhe afërsia me pushtetin e ri| Organizata e ambasadorit Doli u lejua t’i “fuste duart” në dosjet e diplomatëve të shkarkuar

Të ngjashme