Lajme
Ambasadori britanik uron Kurtin
Demokracia
20:26 | 22 Mars 2021

Share:

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, e ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur, Albin Kurtin.

Nicholas Abbot, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, e ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raporton Demokracia.com.

Abbot, ka thënë se pret që të bashkëpunojë me qeverinë e Kurtit në shumë prioritete të përbashkëta.

“Urime Zotëri Kurti që u zgjodhët kryeministër. Pres që të bashkëpunoj me qeverinë tuaj në shumë prioritete të përbashkëta”, ka shkruar Abbot në Facebook.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Të ngjashme