Lajme
Ambasadori britanik në Tiranë i gëzohet mbajtjes së festivalit “Sunny Hill”: Fatlume Shqipëria, fatlum ne
Demokracia
17:44 | 15 Qershor 2022

Share:

Pas dështimit të mbajtjes në Kosovë, festivali “Sunny Hill”, do të mbahet në Shqipëri.

Nga data 4 e deri më 6 gusht në Tiranë do të mbahet festivali “Sunny Hill”, kjo pasi që i njëjti dështoi të mbahej në Kosovë për shkak të refuzimit të ndarjes së parcelës.

Mbajtja e festivalit “Sunny Hill” në Shqipëri ka gëzuar krerët e shtetit, por edhe kryebashkiakun Erion Veliajn, shkruan Demokracia.com.

Pasi që u mor vendim që festivali të mbahej në Shqipëri, edhe ambasadori britanik në shtetin shqiptar Alastair King-Smith, është shprehu i gëzuar.

Ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për mbajtjen e “Sunny Hill” në Tiranë janë të gjithë fatlum.

“Fatlume Shqipëria, Fatlume Sunny Hill, fatlum ne”, ka shkruar ambasadori Alastair King-Smith, përkrah njoftimit të Erion Veliajt. /Demokracia.com/

Të ngjashme