Lajme
Ambasadori britanik flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, pas vizitës së Lajçakut
Demokracia
12:30 | 03 Mars 2021

Share:

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është i lumtur që vizita e emisarit të BE-së për dialogun, Mirsollav Lajçak ka shkuar mirë.

Abbott përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Britania e Madhe qëndron pranë një marrëveshje e cila përkrah popullin e Kosovës dhe rajonin, përcjell Demokracia.com.

“Britania e Madhe ndan pikëpamjet e njëjta me Lajçakun dhe Kurtin, se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitu mirë, me principe dhe i koordinuar mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur që vizita e Mirsollav Lajçakut për të diskutuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka shkuar mirë. Britania e Madhe ndan pikëpamjet e njëjta me Lajçakun dhe Kurtin, se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë me principe dhe i koordinuar mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Britania e Madhe është e gatshme të përkrahë një marrëveshje e cila përkrah popullin e Kosovës dhe rajonin./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/581361369930040

Të ngjashme