Lajme
Ambasadori Berishaj e pranon që ka qenë këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”
Demokracia
12:05 | 17 Nëntor 2022

Share:

Ambasadori kosovar në Slloveni, Martin Berishaj po intervistohet nga Komisioni hetimor pas skandalit të ndodhur muaj më parë se është i dyshuar në aferën e 600 mijë eurove.

Ai ka thënë se e ka paditur për shpifje mediumin slloven “Planet TV”, i cili në prill të këtij viti pati raportuar për një aferë financiare, duke e implikuar në të edhe ambasadorin Berishaj.

Berishaj tutje tha se e njeh shumë mirë personin që e ka shkruar atë artikull, i cili sipas tij, është i tërë shpifje.

“Unë nuk jam marrë me ato shkrime pasi e di shumë mirë se i biri i kujt është ai që e ka shkruar atë tekst. Unë kam jetuar në Lublanë dhe i njoh shumë mirë. Një djalë që e ka mbiemrin Petroviq, i cili është shtetas slloven”, ka thënë Berishaj.

“Unë ashtu siç e kam paralajmëruar, e kam qit në gjyq për shpifje në Lublanë atë medium i cili ka shpifë. Liria dhe e drejta e shtypit nuk nënkupton që me fol kush çka t’i bie ndërmend. Atë padi e kam bërë, e kam proceduar”, ka deklaruar ai.

Berishaj e ka pranuar se ka qenë këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”.

Por thotë se nga viti 2019 nuk ka bashkëpunim më me ta.

“Unë kam qenë aty si këshilltar. Unë kam dhënë këshilla politike se çfarë do të duhej të bëjë një firmë”, ka thënë ai në Komisionin Parlamentar për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike.

“Shumicën e këtyre gazetarëve tonë i kam pasë studentë, ju kam thënës e kur ju mungon lapsi, baca Martin ua blen lapsin. Unë për mediat kosovare nuk kam pushkë. Ata kanë të drejtë të shkruajnë, por mirë është me i argumentu”, ka thënë tutje ai.

Të ngjashme