Lajme
Ambasadori amerikan uron Kurtin
Demokracia
14:21 | 23 Mars 2021

Share:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar Kurtin për postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti është uruar edhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett, ka uruar Kurtin dhe Qeverinë e re me shpresën që të punohet për një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për gjithë qytetarët e Kosovës.

“Urime kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe, më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19. #Mbanimaskën”, ka shkruar ai ambasadori amerikan në twitter./Demokracia/

Të ngjashme