Sport
Ambasadori amerikan në Prishtinë uron Kosovën për triumfin ndaj Qipros
Demokracia
20:54 | 02 Qershor 2022

Share:

Kosova e ka nisur me fitore kampanjën kualifikuese në Ligën e Kombeve duke e mposhtur Qipron në Larnaca me rezultat 0:2, shkruan Demokracia.com.

Kosova ishte favorite dhe e shfrytëzoi këtë në fushë duke dhuruar spektakël dhe me plotë meritë doli triumfuese.

Valon Berisha e Edon Zhegrova shënuan, por shumë lehtë në listën e realizatorëve kanë mundur të jenë edhe Vedat Muriqi, Milot Rashica e Blendi Idrizi që kishin raste shumë të mira.

Për paraqitjen dhe fitoren e sotme, Kosovës i ka ardhur edhe një urim tejet special.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në rrjetin social “Twitter” ka shkruar: “Përgëzime”. /Demokracia.com

Të ngjashme