Lajme
Ambasadori amerikan jep detaje nga takimi me Albin Kurtin
Demokracia
11:59 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett ka thënë se sot u takua me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Përmes një shkrimi në llogarinë zytare të ambasadës në Twitter, është thënë se Kosnett inkurajon partitë që të formojnë sa më parë Qeverinë dhe Kuvendin e ri.

“Isha i lumtur që takova Albin Kurtin për ta uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren dhe diskutuam për rrugën përpara të Kosovës. Ne inkurajojmë partitë që të punojnë sa më parë që të formohet Qeveria dhe Kuvendi për t’u shërbyer qytetarëve dhe për t’u përballur me sfidat e reja”, shkruan Kosnett./Demokracia.com

Të ngjashme