Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të institucionit Korrektues të Dubravës.
Ai ka folur për të drejtat e të burgosurve si një nga parimet e vendeve demokratike.
“Nderuar të marr pjesë në hapjen zyrtare në Institucionin Korrektues të Dubravës të Njësisë së parë për Nevoja të Veçanta në rajon. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën teksa modernizon shërbimet korrektuese, përmirëson menaxhimin e rrezikut dhe trajton të burgosurit vulnerabël”, ka shkruar ai në Twitter.
Në këtë ceremoni janë parë edhe disa ministra si Albulena Haxhiu e Arben Vitia.
Honored to take part in the official opening at Dubrava Correctional Institution of the region’s first Special Needs Unit. The United States will continue to support Kosovo as it modernizes correctional services, improves risk management, and treats vulnerable inmates. pic.twitter.com/29Vu80rNtC
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 28, 2023