Lajme
Ambasadori Abbott shpreh ngushëllime për viktimat në Pejë: I impresionuar nga ndihma për të prekurit nga vërshimet
Demokracia
15:03 | 25 Qershor 2023

Share:

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mirsada dhe Dion Ademaj, nga vërshimet e djeshme në Pejë.

Abbott, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se ka ngelur i impresionuar nga angazhimi për ndihmë për banorët e prekur nga vërshimet në Pejë.

“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën mbrëmë në Pejë. Më bën përshtypje përkushtimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në mbështetjen e të prekurve nga përmbytjet”, ka thënë Abbott.

Kujtojmë se mbrëmë nga përmbytjet në Pejë mbetën të vdekur nënë e bir, ndërsa u lënduan edhe dy persona të tjerë.

Të ngjashme