Të hënën (22.03), pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, u mbajt edhe seanca për zgjedhjen e Qeverisë dhe kryeministër u zgjodh Albin Kurti. Ai, që nga momenti i zgjedhjes ka marrë urime nga ambasadorët e huaj në Kosovë.
Pas zgjedhjes së Kurtit kryeministër filluan edhe urimet drejt tij, shkruan Demokracia.com.
Urimi i parë erdhi nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili përmes një statusi në Facebook, ka thënë se i shpreh uratat më të sinqerta për rizgjedhjen në drejtim të Qeverisë me shpresë për shumë shëndet e mbarësi në ushtrimin e detyrës së tij.
Më pas Kurtin e uroi edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot.
Nicholas Abbot, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, e ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Abbot, po ashtu ka thënë se pret që të bashkëpunojë me qeverinë e Kurtit në shumë prioritete të përbashkëta.
https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/595937105139133
Kurti urime mori edhe nga Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.
Kurz, përmes një postimi në Twitter ka uruar Kurtin pasi u zgjodh kryeministër.
Ai po ashtu u shpreh se shteti austriak do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën europiane.
Congratulations to the new Prime Minister of #Kosovo @albinkurti. #Austria will continue to support #Kosovo on the #Europeanpath and the #COVID19 pandemic.
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) March 22, 2021
Edhe Ambasadori i Bashkimit Europian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.
Tomas Szunyog ka thënë se Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj.
Kujtojmë se në agjendën e publikuar gjatë ditës së sotme (23.03), nga zyra e Kryeministrit, në të cilën thuhet se Kurti do të takohet me ambasadorin Szunyog sot në ora 14:30.
Congrats to newly elected Kosovo PM @albinkurti. Ready to deepen EU-Kosovo cooperation for open & effective government that swiftly addresses issues of vital importance for Kosovo. @EUKosovo will continue to support Kosovo's progress with all its capacities. #EU4Kosovo pic.twitter.com/itZcs9fcLI
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 22, 2021
Po ashtu edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovës ka uruar kryeministrin e zgjedhur, Albin Kurtin.
Në urimin e ambasadës thuhet po ashtu se ka probleme urgjente që duhet trajtuar.
“Urojmë Kryeministrin e sapo zgjedhur Albin Kurti dhe Kabinetin e tij si dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Ka probleme urgjente që duhet trajtuar. Ju mund të llogarisni në miqësinë dhe mbështetjen e Gjermanisë”, thuhet në urim./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/germany.in.kosovo/posts/4004231122971670