Lajme
Ambasadorët e Quint-it i dorëzuan Vuçiqit një dokument për Kosovën, përmendet eskalimi i situatës në veri
Demokracia
13:51 | 21 Tetor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me ambasadorët e Quint-it dhe shefin e delegacionit të BE-së, të cilët i kanë dorëzuar një dokument të përbashkët në të cilin shprehin shqetësimin e tyre për rrënimin e mundshme të stabilitetit në rajon, në prag të afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa të Serbisë në Kosovë, transmeton Demokracia.com.

Vuçiq tha se ndan shqetësimin për tensionet e mundshme, duke shtuar se Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, në të mirë të serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, pa rrezikuar interesat e tyre shtetërore dhe kombëtare, thuhet në deklaratën e zyrës së Vuçiqit.

“Ai theksoi se tensionet aktuale kanë lindur për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës, si dhe për faktin se Prishtina nuk i respekton dispozitat e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e nënshkruar  me ndërmjetësimin e BE-së. Ambasadorët e Quint-it dhe shefi i Delegacionit të BE-së falënderuan Vuçiqin për angazhimin konstruktiv të Serbisë në përmbushjen e Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, në kuadër të dialogut me Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Presidentit serb. /Demokracia.com/

Të ngjashme