Lajme
Ambasadorët dënojnë rëndë djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës
Demokracia
15:09 | 31 Mars 2023

Share:

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde, e kanë dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës.

Abbott, në llogarinë e tij në Twitter, ai e ka quajtur të papranueshëm këtë veprim.

“Djegia e veturave pas ri-regjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”.

Po ashtu ëdhe Rohde në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se dhuna nuk është kurrë opsion.

“Jam plotësisht dakord. Dhuna nuk është kurrë një opsion! Kam besim të plotë se autoritetet kosovare do t’i hetojnë rastet tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”.

Të ngjashme