Lajme
Ambasadorë, qeveritarë e zyrtarë partiakë arrijnë në ambasadën amerikane për takimin e Asociacionit
Demokracia
10:06 | 31 Janar 2023

Share:

Të ftuarit e ambasadës amerikane tashmë kanë filluar të arrijnë në takimin për çështjen e Asociacionit, i cili do të nisë nga ora 10:00 në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Deri tani atje kanë shkuar ambasadori britanik Nicholas Abbott, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, shefi i BE-së, Tomas Szunyog.

Në ambasadë kanë arritur edhe zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi dhe ministri Nenad Rashiq.

Ndërkaq, nga partitë atje kanë arritur Lutfi Haziri nga LDK, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve në Kosovë.

Diskutimi pritet të nisë në orën 10:00. Pjesëmarrjen në të e kanë konfirmuar përfaqësuesit e Kryeministrisë dhe Presidencës, por edhe të dy partive opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme