Lajme
Ambasada hedh poshtë akuzat e ministrit serb se vrasësi i Ivanoviqit është nën mbrojtjen gjermane
Demokracia
11:40 | 22 Qershor 2023

Share:

Ambasada gjermane ka thënë se nuk kanë dijeni se kush e vrau Oliver Ivanoviqin.

Në këtë mënyrë, Ambasada Gjermane ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se autori është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane, përcjellë Periskopi.

“Qeveria federale nuk ka dijeni se kush e vrau Oliver Ivanoviqin më 16 janar 2018. Ne hedhim poshtë kategorikisht akuzën se autori është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Brendshëm, Bratislav Gashiq tha të mërkurën se autoritetet serbe e dinë saktësisht se kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit.

“Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe kërkuam nga autoritetet gjermane, nën mbrojtjen e të cilëve është ky njeri, të na japin informacione”, tha Gashiq në Kuvendin e Serbisë.

Në njoftimin e ambasadës gjermane po ashtu thuhet se “Qeveria Federale nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve serbe për këtë çështje”.

Të ngjashme