Lajme
Ambasada gjermane shpërndan vërejtjen e Pistorius ndaj Kurtit rreth “veprimeve të njëanshme”
Demokracia
14:39 | 06 Shkurt 2024

Share:

Ambasada gjermane në Prishtinë ka përmbledhur vizitën e Ministrit gjerman të Mbrojtjes, Borius Pistorius, që zhvilloi dje në Kosovë ku shkroi se Gjermania mbetet e përkushtuar për partnere e Kosovës “në integritetin territorial” por në të njëjtë kohë duke ia ndarë vërejtjej ndaj qeverisë kosovare, siç ka thënë ai, “që të ushtrojnë kujdes nga veprimet e njënshme”.

Kjo referuar ngjarjeve të fundt të cilat s’kanë gjetur mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare siç ishte zbatimi i medoemos i menjëhershëm për valutën serbe si dhe mbyllja e disa zyreve paralele të administruara nga shteti serb.

Gjermania mbetet partneri i palëkundur dhe mik i ngushtë i Kosovës, duke riafirmuar mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës. Megjithatë, ministri kërkon kujdes nga qeveria e Kosovës në veprimet e njëanshme, duke theksuar rëndësinë e adresimit të çështjeve përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, shkruhet në komunikatën e ambasadës gjermane.

Të ngjashme