Ambasada e Francës shpreh keqardhjen për polemikat të cilat kanë të bëjnë me riorganizimin e monumenteve në këndin ushtarak të varrezave ortodokse në Prishtinë.
”Në rrethanat aktuale dhe përballë emocionit të ngjallur, Ambasada do të shqyrtojë masat teknike për radhitjen e gjitha monumenteve në këtë kënd sipas orientimit të tyre të mëparshëm, përfshirë pllakën e re në nderim të ushtarëve francezë që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre brenda KFOR- it, në ndërlidhje me të gjitha palët e përfshira”.
”Ajo bën thirrje për respekt të përkujtimit të të gjithë ushtarëve të rënë në front gjatë Luftës së Parë Botërore, ashtu si ceremonia e organizuar bashkë me Ambasadën Gjermane, si simbol i pajtimit franko-gjerman”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.