Lajme
Ambasada e SHBA-së: T’i japin fund çdo forme të dhunës me bazë gjinore
Demokracia
16:56 | 25 Nëntor 2022

Share:

Në ditën e parë të aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalë me një reagim.

Kjo ambasadë ka bërë thirrje që t’i jepet fund çdo forme të dhunës me bazë gjinore.

“Gjatë 30 viteve të fundit, ne kemi parë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimet ndaj dhunës me bazë gjinore, por ka shumë më tepër që komuniteti global duhet të bëjë për t’i dhënë fund të gjitha formave. Ne jemi të gatshëm të bashkojmë forcat me partnerët e Kosovës në këtë përpjekje”.

Të ngjashme