Lajme
Ambasada e SHBA-së në Kosovë reagon pas sulmit fizik ndaj Valon Sylës, shpërndan një deklaratë të Blinken
Demokracia
13:13 | 13 Prill 2023

Share:

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, pas rastit të sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla, ka shpërndarë një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në mbështetje të gazetarëve.

“SHBA do të vazhdojë të qëndrojë pas punës së guximshme të gazetarëve në mbarë botën”, thuhet në deklarimin e Blinken, të shpërndarë nga ambasada në ‘Facebook’, shkruan Demokracia.com.

“Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”, thuhet në postimin e ambasadës.

Gazetari Valon Syla u sulmua nga tre persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tyre do të bëhet në drejtim të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’. /Demokracia.com/

Të ngjashme