Lajme
Ambasada e SHBA-së iu bën thirrje qytetarëve amerikanë që ta lëshojnë Ukrainën
Demokracia
19:38 | 26 Janar 2022

Share:

Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë thirrje shtetasve të saj në Ukrainë që pa vonesa ta lëshojnë vendin për shkak të rritjes së kërcënimit nga invazioni rus.

“Ambasada e SHBA-së i fton qytetarët amerikanë që të mendojnë për largim. Situata e sigurisë në Ukrainë edhe më tej është e paparashikueshme për shkak të rritjes së kërcënimit me aksione ushtarake ruse dhe mund të përkeqësohet edhe më shumë pa paralajmërim”, thekson ambasada amerikane në sajtin e saj, transmeton Demokracia.com.

Uashingtoni të dielën ka paralajmëruar tërheqjen e diplomatëve amerikanë dhe familjeve të tyre, kurse masa të njëjta ka paralajmëruar edhe Kanada, Gjermania dhe disa shtete tjera.

Autoritetet ukrainase nga ana e tyre një vendim të tillë e kanë quajtur të pa menduar mire dhe të tepruar.

Rusia në muajt e fundit i ka vendosur qindra mijëra ushtarë dhe pajisje ushtarake në kufirin me Ukrainën, duke nxitur kështu frikë nga invezioni. /Demokracia.com/

Të ngjashme