Lajme
Ambasada e SHBA publikon fotografi të sallës së takimit për Asociacionin
Demokracia
10:09 | 31 Janar 2023

Share:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalë me deklaratë para nisjes së takimit të organizuar për të diskutuar rreth Asociacionit me eksponentë të ndryshëm institucional, opozitarë e të shoqërisë civile

Ambasada e SHBA-ve thotë se mezi presin të dëgjojnë perspektiva të ndryshme për Asociacionin.

“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”, thuhet në njoftim.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është rikthyer si temë kryesore në Kosovë, ku po kërkohet themelimi i tij.

Kosova i ka nënshkruar dy marrëveshje për Asociacionit në vitin 2013 dhe 2015, duke u ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme