Lajme
Ambasada e Norvegjisë shkruan për takimin e presidentit të FFK-së me ambasadorin norvegjez
Demokracia
10:08 | 07 Mars 2023

Share:

Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka shkruar për takimin e djeshëm të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) me ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grøndahl.

Njoftimi është bërë publik në ‘Facebook’ nga kjo ambasadë, teksa theksohet se është diskutuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe zhvillim në futboll.

“Bashkëpunimi në të ardhmen, inkurajimi dhe zhvillimi i ⚽️ në 🇽🇰, me theks të veçantë në futbollin e femrave dhe grupmoshat e reja, ishin disa nga temat e diskutuara në takimin me ambasadorin Grøndahl dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës z.Adem”, thuhet në njoftimin e tyre. /Demokracia.com/

Të ngjashme