Lajme
Ambasada e Kosovës në Hungari ia bën “like” Kurtit në postime partiake
Demokracia
20:02 | 05 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka kujtuar në 7 vjetorin e vdekjes, aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili vdiq në burgun e Prizrenit dhe për zbardhjen e rastit të të cilit nuk bëri asgjë as gati tri vjet pas ardhjes në pushtet. 

Por, lajmi nuk është që Kurti nuk bëri asgjë për zbardhjen e vdekjes së Deharit, të cilin rast ai dhe partia e tij e keqpërdorën shumë, shkruan Demokracia.com.

Ambasada e Kosovës në Hungari, ku ambasadore është Gjeneza Budima, duke e përdorur llogarinë zyrtare të Ambasadës së Kosovës në faqen në Facebook, e ka pëlqyer postimin e tij partiak.

Të ngjashme