Lajme
Ambasada e Kosovës në Francë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Demokracia
12:23 | 30 Janar 2021

Share:

Ambasada e Kosovës në Paris përmes një njoftimi për media ka informuar qytetarët rreth mbylljes së kufijve dhe ndalimit të hyrje-daljeve në Francë, për vendet që gjenden jashtë BE-së.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se sipas vendimit të Qeverisë franceze do të ketë kontrolle të rrepta gjatë orës policore, raporton Demokracia.com

“Ju njoftojmë se me datë 29 janar 2021 Qeveria Franceze ka marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe ndalimit të hyrje-daljeve në Francë nga vendet jashtë BE-së, përveç rasteve të domosdoshme. Përveç kësaj, qeveria ka urdhëruar mbylljen e qendrave tregtare më të mëdha se 20,000 m2, si dhe ka paralajmëruar kontrolle shumë më të rrepta gjatë orës policore”, thuhet në njoftimin e ambasdës

Kujtojmë se këto masa vijnë pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus./Demokracia.com

Të ngjashme