Lajme
Ambasada e Britanisë thirrje kosovarëve: Vaksinohuni
Demokracia
09:18 | 06 Prill 2021

Share:

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shpërndarë një postim të Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilin bëhen të ditura detaje për procesin e vaksinimit në vend, po ashtu amabasada ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të vaksinohen.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim, përcjell Demokracia.com.

“Mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19. Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim. Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1885152218310527

Të ngjashme