Lajme
Ambasada e Britanisë reagon ashpër ndaj politikanëve për tubimet e tyre në kohë pandemie
Demokracia
18:39 | 04 Shkurt 2021

Share:

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar ndaj tubimeve politike që po bëhen në kohën e pandemisë.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka kritikuar politikanët që po mbajnë tube zgjedhore në kohë pandemie, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin zyrtar, kjo ambasadë ka kërkuar nga partitë politike që t’i respektojnë masat parandaluese të COVID-19.

Britania e Madhe e sheh mjaft shqetësuese grumbullimin e njerëzve në tubimet elektorale të partive politike, ku siç theksohet në reagim, pavarësisht se këto zgjedhje janë të rëndësishme, mosmbajtja e distancës fizike dhe rekomandimeve të tjera kundër përhapjes së koronavirusit, janë shumë shqetësuese dhe duhet të reagojnë partitë politike, përcjell më tutje Demokracia.com.

Reagimi i plotë i ambasadës, pa ndërhyrje:

Me miqtë dhe familjarët tanë të izoluar në Mbretërinë e Bashkuar, e dimë të gjithë se kjo pandemi nuk ka përfunduar dhe nuk duam ta shohim të njëjtën gjendje sërish për miqtë tanë në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishëm, por janë shqetësuese fotografitë që i kemi parë me turma dhe tubime, pa distancë sociale. Ne u kërkojmë të gjitha partive dhe përkrahësve të tyre t’u përmbahen masave të Covid-19, tash që fushata zgjedhore është hapur zyrtarisht. /Demokracia.com/

With our friends and family back in the UK under lockdown, we know all too well that this pandemic is not over, and we…

Posted by British Embassy Pristina on E enjte, 4 Shkurt 2021

Të ngjashme