Lajme
Ambasada e Britanisë: Mirëpresim lajmin se autoritetet e Kosovës kthyen eshtrat e tre serbëve të vrarë në luftë
Demokracia
16:19 | 19 Qershor 2024

Share:

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mirëpritur lajmin se autoritetet e Kosovës, kthyen eshtrat e tre personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Në një postim në rrjetin “X”, ambasada ka thënë se mbesin të përkushtuar në punën për të mbështetur familjet që s’e dijnë fatin e të afërmve të tyre.

“E mirëpresim lajmin se autoritetet e Kosovës ua kthyen dje familjeve eshtrat e tre civilëve serbë të vrarë gjatë luftës në pikën kufitare Merdare pas identifikimit të tyre të suksesshëm.

Më shumë se 25 vjet pas konfliktit, familjet e personave të zhdukur vazhdojnë të jetojnë në pikëllim, pa dijeni për vendndodhjen e të dashurve të tyre. Ne mbetemi të përkushtuar në punën tonë për të mbështetur këto familje për të ditur fatin e të afërmve të tyre dhe inkurajojmë bashkëpunimin e mëtejshëm dhe më të thellë për këtë çështje.”, thuhet në postim.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024